Besa performon “Titan” në gjysmëfinalen e dytë në Eurovision 2024

Besa performon “Titan” në gjysmëfinalen e dytë në Eurovision 2024

May 7, 2024 0

Sot nis zyrtarisht festivali i njohur, Eurovision Song Contest, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Sigurisht, Shqipëria nuk do të mungojë edhe sivjet në këtë festival madhështor të këngës dhe do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”.

Pamjet nga performanca e saj tregojnë se paraqitja e përfaqësueses tonë do të jetë vërtet elektrizuese.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë që mbahet të enjten më 9 maj, si dhe Besa Kokëdhima do të këndojë e dyta.

Siç raportohet, 26 vende do të garojnë në finalen e madhe të Eurovisionit që mbahet të shtunën më 11 maj.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë automatikisht në finale, e gjithashtu Suedia që është organizatore këtë vit.

Pas raportimeve të shumta dhe analizave, Sky News ka renditur top tre vendet që mund ta fitojnë Eurovisionin këtë vit.

Sipas mediumit britanik, vendi i parë potencial që mund të fitojë Eurovisonin këtë vit është Kroacia me përfaqësuesin e tyre Baby Lasagne, me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, njëherë një këngë tejet e popullarizuar.

Një tjetër vend që mund të fitojë festivalin këtë vit është edhe Zvicra me përfaqësuesin e tyre Nemo që do të këndojë këngën “The Code”.

Ndërkohë, një këngë që po ashtu po rritet në popullaritet është kënga e përfaqësuese së Ukrainës Teresa & Maria që këndohet nga Alonya Alonya dhe Jerry Heil dhe mund ta rrëmbejnë çmimin e parë këtë vit. 

revista.one/