“Betohem për nënën në varr”, Arditi befason me reagimin pas eliminimit të Edit
January 6, 2026Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një bisedë e fundit mes banorëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes largimin e Edit nga loja.
Ludo e ka pyetur Arditin nëse, po të kishte mundësi, do ta kthente Edin brenda shtëpisë. Përgjigja e Arditit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.
“Po, me pasë mundësi e kisha kthy. Pasha nanën në varr, se unë nuk iu idhnova. Asnjë fjalë nuk i thashë”, — u shpreh ai.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe diskutime tek banorët, por edhe te publiku që po e ndjek nga ekrani.
Ndërkohë, Toney e ka pyetur Arditin se përse nuk është ngritur në këmbë për t’ia thënë Edit të mos largohej, nëse me të vërtetë e ka dëshiruar rikthimin e tij. Kjo pyetje ka hapur hapësirë për debat rreth sjelljes së Arditit në momentin vendimtar dhe nëse ai ka bërë mjaftueshëm për ta mbajtur mikun e tij në lojë.
Edi ndërkaq u eliminua të hënën nga Big Brother, nga një televotim i publikut. Vëllai i Madh e vendosi në televotim për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve kundrejt Ardit Stafajt.
Në një deklaratë të fundit, ai renditi si finalistë: Londrimin, Klodin, Labinot Rexhën, Ludon dhe Albën.
Kuçi theksoi veçanërisht lojën e Ludos, duke e vlerësuar atë si një nga konkurrentët më të fortë në garë.

revista.one/


