Bia: Babai na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit, humbja e nënës…

Bia: Babai na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit, humbja e nënës…

January 3, 2026 0

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Bia ndau me publikun një rrëfim shumë prekës nga fëmijëria e saj, duke treguar momentet e dhunës që ka përjetuar dhe mënyrën se si kjo e ka shënuar përgjithmonë.

Ajo tregoi se babai i saj ishte jashtëzakonisht i dhunshëm dhe shpesh situatat eskalonin në forma të frikshme: “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua dhe motrën time. Kjo dhunë më shtyu të largohem nga shtëpia dhe të kërkoj një jetë më të sigurt. OnlyFans më ndryshoi jetën, më dha liri financiare dhe më largoi nga jeta e vështirë që kisha, por nuk jam e penduar për këtë hap”.

Bia foli gjithashtu për humbjen e nënës së saj: “Në një ditë më telefonoi gjyshja dhe më tha: ‘Bia, hajde shpejt në shtëpi, sepse nëna ka vetëm 24 orë jetë.’ Isha në mes të rrugës kur mora lajmin se nëna kishte vdekur. Ajo më kishte shkruar një letër, sepse e dinte që nuk do të arrija në kohë. Ishte shokuese dhe traumatizuese. Ndërpreva aktivitetin në OnlyFans dhe hyra në një depresion të thellë, sepse kam luftuar gjithë fëmijërinë për të arritur tek nëna ime, dhe ajo vdiq. Nuk jam më e njëjta që nga ajo kohë”.

Ajo ka treguar se, përkundër të kaluarës së dhimbshme, e ka falur babain e saj.

“E kam falur, por nuk e kuptoj pse ai kurrë s’më ka kërkuar”, tha Bia, duke reflektuar mbi mungesën e një shpjegimi ose pendimi nga ana e tij.

“Edhe unë do të doja të dija pse ai i ka bërë gjithë këto gjëra, por nuk e di. Unë e dua shumë babain, edhe pse i ka bërë të gjitha ato gjëra. Isha shumë e vogël”, vijoi ajo, duke treguar se ndjenjat e saj për babain janë të përziera mes dhimbjes dhe dashurisë.

revista.one/