Big Basta shpallet finalisti i tretë i Fermavip, Elinara dhe Andrea kalojnë në televotim

Big Basta shpallet finalisti i tretë i Fermavip, Elinara dhe Andrea kalojnë në televotim

June 14, 2025 0

 Big Basta, është konfirmuar si finalisti i tretë i këtij edicioni të spektaklit shumë të ndjekur “Ferma VIP”.

Lajmi u bë i ditur në prime-in e mbrëmjes së së premtes, ku emocionet dhe tensionet ishin të larta, ndërsa pritet finalja e madhe që do të zhvillohet më 20 qershor.

Përballja për një vend në finale ndodhi mes Big Bastës dhe Anduelit, dhe ishte një moment dramatik që mbajti publikun të gozhduar para ekranit.

Ishte Big Basta ai që siguroi biletën për në natën finale, duke u bashkuar me dy finalistët tashmë të konfirmuar: këngëtaren energjike dhe shumë të dashur për publikun, Big Mama, si dhe aktorin Erand Soji.

Me tre finalistët zyrtarë tashmë të shpallur, atmosfera në fermë është bërë edhe më e tensionuar dhe e ngarkuar emocionalisht.

AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.

Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.

Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.

Pjesa tjetër e mbrëmjes solli sfida vendimtare. Katër të mbeturve në garë – Elinarës, Andeas, Yllit dhe Anduelit – do t’u duhej të luftonin sërish.

Një sfidë shpejtësie caktoi fatin e fermerëve. Të ndarë në grupe dyshe, ata do të duhej të sfidonin njëri-tjetrin duke treguar shkathtësi dhe shpejtësi.

Në përballjet e zhvilluara, Elinara humbi ndaj Yllit, ndërsa Andrea u mposht nga Andueli. Si pasojë, Elinara dhe Andrea kaluan në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Ferma ditën e hënë, duke humbur mundësinë për t’u shpallur fitues i edicionit.

Ndërkohë, Ylli dhe Andueli vazhdojnë rrugëtimin drejt finales.

Në sfondin e tensioneve, mbrëmja solli edhe momente prekëse. Elinara, një prej konkurrenteve më të komentuar, ndau me publikun historinë e saj të dhimbshme nga fëmijëria, kur familja e saj u internua në Lushnjë.

Rrëfimi i saj u pasua nga një surprizë emocionuese, teksa motra e saj e vizitoi në dhomën e Njishit.

“Ferma VIP 2” po i afrohet kulmit, dhe çdo natë sjell përballje të forta, emocion dhe dramë. Finalja e madhe pritet me padurim më 20 qershor, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh.

revista.one/