Big Brother largon një tjetër banore nga shtëpia, shkeli rregullat duke bërë aleanca të fshehta
October 30, 2021Paloma është konkurrentja e dytë që largohet nga shtëpia e “Big Brother” këtë të premte.
Vëllai i Madh vendosi të nxjerrë në nominim të gjithë banorët, pasi disa prej tyre kanë shkelur rregullat e produksionit.
Kështu Big Brother vendosi që të eleminonte një tjetër person nga shtëpia. Shkak për këtë ishin bërë aleancat e banorëve, dhe Vëllai i Madh vendoi t’i dërgonte të gjithë në televotim.
Publiku vendosi të largojë Palomën, një nga vajzat më aktive në shtëpi, që është bërë shpesh pjesë e debateve dhe tensioneve mes VIP-ave.
Më herët gjatë spektaklit u largua Sheila, që u shpreh se e ka shijuar këtë eksperiencë dhe ndihet krenare me veten.
revista.one/