“Bionde”, Heidi përplaset me Meritonin: Kërkon të më nxjerrë keq, por s’ma ndjen

“Bionde”, Heidi përplaset me Meritonin: Kërkon të më nxjerrë keq, por s’ma ndjen

May 19, 2024 0

Heidi dhe Meritoni janë përfshirë në debate, edhe pse janë përpjekur të sqarohen, nuk ja kanë arritur.

Sot Heidi tha se Meritoni sillet kështu pasi ka tendencën ta nxjerrë keq dhe që e ka pasur rrugëtimin në shtëpinë e BBV të lehtë. Nga ana tjetër, edhe Meritoni tha se Heidi po përpiqet ta nxjerrë keq atë. 

Heidi: Përdor situata të mijat të vjetra për të gjetur debat, për të më nxjerrë keq, për të më nxjerrë përdoruese për Romeon, Eglën dhe Julin. Bën çfarë do që të dal unë keq. Një njeri që nuk të respekton fare, të ndjek nga do në shtëpi.

Ai po del siç është, me këtë njeri kam pasur debate që ditën e parë. Gjërat ndryshojnë, kam pasur momente paqeje me të, por ja ku jemi. Unë nuk u futa tek debatet e tij me Eglën por thjesht i thashë atij na lërë rehat se më rëndoi dhe mua në atë moment. Sqarimi im me Meritonin ka qenë siklet dhe i sforcuar, sespe ishin një mijë pyetje, sikur të ishte policia.  E vetmja gjë që bën është të kërkojë debat, përplasje.

Nuk mendoj që është xhelozi, por kjo është sjellja e tij, këto ngjyra ka nxjerrë gjithmonë. Të ndjek gjithmonë nga mbrapa. Por e ka tendencën të më nxjerrë mua si njeriun më rehat. Është thjesht mënyrë për të më nxjerrë keq, por nuk ma ndjen shumë.

Meritoni: Kur dolën lajmet, ajo tentoi të më nxirrte keq. Një ish-banor i kishte thënë skuthe, gjë që ja kisha thënë më parë. Kjo më ka provokuar, ka tre ditë që sa herë debatoj me Eglën, më thotë përndjekës, stalker, dhunues. Ti je në llixha gjithë kohën.

Heidi: Vetëm prezenca jote në këtë shtëpi, nuk të lë të jesh në llixha.

Edhe Romeo ka folur në lidhje me debatet e fundit mes të dashurës së tij Heidit dhe shokut të ngushtë, Meritonit. Ai i cilësoi të rënda ofendimet e Meritonit ndaj Heidit, duke thënë se është i prekur.

Romeo: Tani që e pashë klipin, ato janë fjalë të rënda që më vjen keq t’i dëgjoj. Nuk do doja kurrë t’i shohja. Më vjen keq që për lojë, gjërat shkuan deri në këtë fazë. Jam i prekur, nga fjalët e Meritonit dhe rrjedha që mori biseda.

Meritoni mi tregoi gjërat siç po i tregon tani, por unë mendoj që janëmë ndryshe se çfarë thotë. Shpresoj që t’mos i mendosh dhe mos jetë ashtu siç unë po e shoh. Nuk bie dakord kur ajo të thotë përndjekës, por edhe kur ti i thua idiote dhe që i paralelizon situatën me Gracianon.  Nuk e pranoj, është e rëndë.

Meritoni: Bjonde ja thashë si shaka, dhe në kontekstin që nuk i kuptojnë fjalët. I thashë ‘o bjonde mos e bëj bjonden’.

revista.one/