Biznesmeni në Tepelenë u ekzekutua brenda pallatit ku jetonte, kurthi që i ngriti i njohuri
June 2, 2021Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit Çajup Selimi, mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Selimi është qëlluar në pallat.
45-vjeçari është thirrur nga një person tjetër në katin e dytë dhe një tjetër i cili e priste në katin e parë është ngjitur për ta ekzekutuar. Mësohet se Selimi është qëlluar me një plumb në zemër.
Burime bëjnë me dije se në vrasjen e Selimit janë përfshirë dy persona.
Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë me materiale ndërtimi.
Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e mjete të forta.
Asokohe në lidhje me ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, 27-vjeç po nga Tepelena. Mësohet se familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por deri më tani ende nuk është e qartë nëse në ngjarja e mbrëmjes së sotme që ka tronditur Tepelenën ka lidhje me konkurencën në biznes.
Ndërkohë mësohet viktima është sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”. Sipas pol
Ndërkohë mësohet viktima është sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”. Sipas policisë 45-vjeçari, ka humbur jetën në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Sakaq autori i paidentifikuar ende është larguar nga vendngjarja, dhe sipas burimeve, dyshohet se ai është fshehur në një pallat brenda qytetit.
icisë 45-vjeçari, ka humbur jetën në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Sakaq autori i paidentifikuar ende është larguar nga vendngjarja, dhe sipas burimeve, dyshohet se ai është fshehur në një pallat brenda qytetit.