Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision
May 29, 2023Bledi Mane dhe Nita Latifi, të ftuar në rubrikën “Në trotuar”, janë përballur live dhe kanë diskutuar ngacmimet virtuale që kanë pasur ndaj njëri tjetrit.
Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2 kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.
E gjithë kjo nisi nga BBV, ku ata fillimisht u bënë çift, organizuan “dasmë” e më pas pati shumë spekulime.
Pjesë nga biseda e tyre:
Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.
Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.
Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!
Në një moment, Bledi ka eskaluar duke përdorur edhe fjalë banale në drejtim të Nitës, ndërkohë që moderatorët e programit janë munduar ta qetësojnë dhe t’i kërkojnë të bëjë kujdes me fjalorin.
I irrituar në lidhje me reagimet e Nitës, Bledi është shprehur se Nita tashmë duhet të rritet.
“Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. E ta dish për nder… Na fal por na *** eksperiencat, masterat, gazetarinë. Ajo del çdo ditë në intervista, s’i kemi thënë gjë. Rritu o goce rritu”, ka thënë gazetari.