“Blejnë klikime në Youtube”, Aldor Nini demaskon VIP-at: Mashtrojnë clubet, kërkojnë 20 mijë euro në natë

“Blejnë klikime në Youtube”, Aldor Nini demaskon VIP-at: Mashtrojnë clubet, kërkojnë 20 mijë euro në natë

October 11, 2025 0

CEO i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Kjo Javë, theksoi se YouTube nuk është zgjidhje për artistët që mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Ai tha se blerja e klikimeve nga disa artistë u shërben që të mashtrojnë një menaxher club, që të performojnë në një koncert, ku sipas tij, mund të paguhet 20 mijë euro për një natë.

“You Tube nuk është zgjidhje që artistët të mbulojnë të gjitha shpenzimet. Ata janë të detyruar të fitojnë nga koncertet dhe reklamat në këngët e tyre. Kur dalin në televizione dhe në stadiume. Kam parë që në YouTube gjenerojnë nga 200 deri 1000 euro. Por ata mund ta marrin një 20 000 euro për një natë në një koncert. Duke pasur dhe një audiencë me klikime fallco, mund të mashtrojnë administratorin e clubb për 20 mijë euro.”, tha Nini.

Me tej ai tha se ministrja virtuale Diella është video e gjeneruar me AI.

Nini tha se Diella nuk i gjeneron vetën tekstet, por sipas tij jepen nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare. Ai shtoi se Diella doli me 6-gishta sepse sipas tij, gjenerohet nga teknologjia e duhur.

“Shumë iu duket diella një iluzion. Është një video, nuk po flas për e-albania. Se sa mund të ndihmojë kjo video që krijohet vetë nga një grup personash të qeverisë, ata mund të krijojnë të ccdo lloj forme. Nuk dua ta nënvlerësoj mundimin e qeverisë, por sot kemi parë vetëm sipërfaqen është një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, mund të marrë një fytyrë, një zë. Diella me 6 gishta ishte një gabim, që po të zgjedhësh teknologjinë e duhur nuk e bën atë gabim. Diella i ka bërë vetë tekstet, tekstet janë dhënë. Fjalimet më tingëllonin si të hartuara nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.”, tha Nini.

revista.one/