Bleu shtëpi në Tiranë, ndjekësit ‘shpërthejnë’ ndaj Françeska Muratit: Ku i more 700 mijë euro?
June 19, 2025Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale — blerjen e shtëpisë së parë. Modelja ka publikuar foto nga brenda apartamentit, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.” Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më të shtrenjta pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Sipas burimeve dhe komenteve nga ndjekësit, çmimi mesatar i një apartamenti në këtë zonë arrin rreth 700 mijë euro.
Lajmi ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e kanë uruar për këtë arritje, ndërsa të tjerë komentojnë çmimin e shtëpisë.
E për këtë pati reagime të shumta nga ndjekësit, ku thonë se çmimi arrin deri në 700 mijë euro.
“Ka i merrni këto lekë, 700 mijë, përfundimisht nuk ka shtet në Shqipëri”, ka shkruar një ndjekës.

Një tjetër tha: “Meqë ke punuar që 16 vjeçe bëji llogaritë si mund t’i kesh fituar vallë 700 mijë euro?”.
Disa të tjerë shtuan se me kaq shumë investim do të blinte një shtëpi në Amerikë.

Sidoqoftë, Murati në BBVA mori vëmendje të madhe me paraqitjet dhe veshjet ekstravagante.




revista.one/