Blindohet Kune-Vaini/ Policia kërkon me helikopter 21 vjeçarin që vrau oficerin e Antidrogës, 20.000 euro shpërblim për Aldo Ramën

Blindohet Kune-Vaini/ Policia kërkon me helikopter 21 vjeçarin që vrau oficerin e Antidrogës, 20.000 euro shpërblim për Aldo Ramën

September 28, 2021 0

20.000 euro ka vënë në dispozicion Policia e SHtetit për kapjen e 21 vjeçarit Aldo Rama. Veç Forcave Speciale që po kërkojnë nga toka, i riu i cili paraditen e sotme qëlloi për vdekje efektivin e Antidrogës Saimir Hoxha, me gradën nënkomisar. Policia ka ngitur në Kune-Vain dhe një helikopter.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit  ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.  Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853”, njofton Policia.

Në zonën e Kune-Vainit është ngritur në patrullim dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme, për të kontrolluar nga ajri zonën dhe për të lokalizuar autorin. Ky i fundit është larguar me makinë nga vendngjarja dhe pas afro 1 kilometër, e ka braktisur atë.

Dinamika e ngjarjes

Është zbardhur dinamika sesi ka ndodhur ngjarje e rëndë në Lezhë, ku mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha.

Bëhet me dije se Hoxha së bashku me 4 efektivë të tjerë kanë ndaluar një automjet të dyshimtë për verifikim.

Ata i kanë bërë shenjë mjetit që të ndalojë, në atë moment Aldo Rama 21 vjeç ka qëlluar me armë drejt policisë, ku një plumb e ka kapur në zemër efektivin Hoxha, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Rama me makinën e vjedhur pa targa është larguar nga vend i ngjarjes, ndërsa pak metra me tutje ka lënë makinën dhe është larguar.

Efektivi është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi plumi në zemër ka rezultuar fatal për të. Hoxha bashkë me kolegët e tyre ndodheshin në zonë për të kontrolluar territorin pasi kishin informacione se në lagunën kultivohej lëndë narkotike.

Të gjitha patrullat kanë tashmë në dorë foton e Aldo Ramës dhe nëse e konstatojnë duhet të bëjnë prangosjen e tij. Ndërkohë, në kërkim është shpallur dhe vëllai i autorit të dyshuar, Selim Rama. Nuk dihet roli i këtij të fundit në këtë ngjarje, por si autor kryesor të ngjarjes grupi i hetimit ka identifikuar shtetasin Aldo Rama, me origjinë nga Elbasani. 

Autori i dyshuar ka qenë edhe më herët i dënuar për për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtjen e armëve të ftohta.

Saimir Hoxha, jetonte në Tiranë, ishte babai i dy fëmijëve  dhe vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës Flutura Hoxha.

revista.one/