“BMW X5” përplaset me murin, humbin jetën shoferi 23 vjeç dhe vajza 16-vjeçare, në rrugën e Velipojës

“BMW X5” përplaset me murin, humbin jetën shoferi 23 vjeç dhe vajza 16-vjeçare, në rrugën e Velipojës

July 31, 2021 0

Shpejtësia në makinë i ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMW X5 me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.

Shkodër/Informacion paraprak.

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

revista.one/