“Bon Bon çiki bon si ta do zemra. Prit Pak”, Xhensila publikon foto nga prapaskenat e klipit

“Bon Bon çiki bon si ta do zemra. Prit Pak”, Xhensila publikon foto nga prapaskenat e klipit

June 24, 2021 0

Artistja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ditën e djeshme (e martë) publikoi klipin e projektin e ri.

Ajo bashkoi forcat për herë të parë me reperin Lumi B, ndërsa dueti i tyre veror u prit mirë nga publiku. Ndërsa bëri një paraqitje të mrekullueshme në klip, nëna e një vajze u komentua mjaft shumë për linjat trupore.

Para pak çastesh ajo ka ndarë disa fotografi nga prapaskenat e këtij videoklipi, në të cilat befason me dukjen dhe fizikun e bujshëm. Këto kanë bërë që të marrë komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

“Bon Bon çiki bon si ta do zemra. Prit Pak”, ka shkruar ajo referuar një pjesë të kësaj kënge.

Projekti ndërkaq për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e 900 mijë klikimeve në YouTube.