Brenda festës së Noizy-t/ Reperi mbledh miqtë para koncertit, pajtohet edhe me Rozin
July 21, 2022Koncertit “Alpha Show”, që do të mbajë Noizy më 14 gusht, i ka paraprirë një “Pre-Party”, ku kanë marrë pjesë shumë miq të tij nga muzika.
“Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas.”, tha reperi.
Në festë kanë marrë pjesë emra si Loredana, Blerim Destani, Ardian Bujupi, Roza Lati, Albana Osmani, Alketa Vejsiu, Lei Kraja etj. Por na tërhoqi vëmendje pjesëmarrja e Rozana Radit, e cila i shtohet listës së njerëzve me të cilët Noizy ka bërë paqe së fundmi.
Vite më parë ata ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha: “Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.
Por, pas kontraditave ata kanë lënë pas “inatet” e vjetra dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre. “Të dua Rozi”- ka thënë Noizy para të gjithëve.
Festa ka patur edhe mungesa, si Dhurata Dora, Ylli Limani, Ledri Vula, Arilena Ara, Kida apo Stresi. Mungesa e tyre lidhet me angazhimet profesionale.
revista.one/