“Bruno zhgënjim, Bledi frikacak”/ Ish-konkurrentja Efi shpërthen ndaj djemve të Për’puthen
May 18, 2022Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, e njohur thjesht si Efi, ka folur për raportin e saj me djemtë pas përfundimit të programit, debateve dhe ftesën për “Big Brother Vip 2.”
Duke folur për ish-konkurrentin, Bruno Shemsho, me të cilin ka pasur disa takime në fillim të eksperiencës së saj në program, ajo shprehu se është e zhgënjyer nga ai.
“Bruno është një person që më sillej shumë ndryshe gjatë emisionit dhe shumë ndryshe kur mbaronin xhirimet edhe unë e vija re shumë këtë lloj gjëje dhe nuk më pëlqente. E tolerova deri sa pashë një lloja live-i që nuk më pëlqeu, nëse ka diçka me mua dua të ma thotë në sy jo duke u përhapur nëpër njerëz dhe nëpër live. pëlqente Shumë e ulët si gjë. E kam pasur qejf, mua më pëlqente fakti që në fillim më ka ndenjur pranë, por njerëzit kështu janë në fillim, të zhgënjejnë.”– tha ajo në “Natë me Aulonën.”
Ndërsa për Bledi Beqirin, i cili u largua më herët nga programi, Efi tha se ai është frikësuar pas hyrjes së Samiut, dhe sipas saj kjo është arsyeja pse u largua.
“U mërzita për ikjen e tij sepse mu duk totalisht dorëzim. Në fillim kisha pak mëri, doja të sqarohesha pak të flisja por kur e dëgjoja nëpër intervista kshu… Por nuk i mbaj dot inat. Me sa kuptova Bledi u frikësua për pjesën e hyrjes së Samiut. Ndoshta ka menduar se unë do të dilja me Samiun, ky është mendimi im që ka menduar Bledi.”- tha ajo.
Ndër të tjera Efi foli për shpërthimet dhe debatet që ka pasur në program, ndërsa pranoi se ka pasur momente kur ka dashur edhe t’i “shkulë” folkët një konkurrenteje tjetër, duke mos dhënë emra.
“Fatkeqësisht po, unë kam një gjë, në momentin që jam me nerva më errësohen sytë dhe nuk mendon. Por pastaj bëhem shumë pishman. Nuk është se dua të ofendoj dikë, si me fjalë apo dhe me duar. Por që shyqyr nuk ka ndodhur e kam përmbajtur veten.”
Sa i përket BBV2 ajo shprehu se nuk ka marrë një ftesë, megjithatë ajo shprehu s enuk është ende e sigurtë nëse do ta pranonte.
“Shiko një mendim është ai, se ndonjë ftesë nuk më ka ardhur por që… Do më pëlqente dhe e kam edhe me frikë, nuk e di nëse do isha kështu prapë e qeshur edhe aty.”– shprehu Efi.