“Capital T” vishet si sheik në xhami, ja reagimi i Adrola Dushit
October 22, 2022Një foto e këngëtarit “Capital T” si sheik në Dubai ka tërhequr goxha vëmendje, po ashtu edhe një koment i modeles Adrola Dushi. Modelja dhe reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, prej kohësh kanë qenë qendra e vëmendjes në rrjet për një romancë midis tyre.
Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, po vazhdon pushimet prej disa ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai. Ai me këtë rast ka vizituar një nga xhamitë më të bukura në botë, Sheikh Zayed Grand Mosque, Abu Dhabi.
Këngëtari ndërkohë ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Duke përqafuar kulturën”, ka shkruar ai. Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat.
“Ehh, kshu ka lezet,”- shkroi modelja duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Krijuesi i hitit “Habibi” duhet theksuar se është praktikues i madh i fesë islame.
Ai javë më parë paralajmëroi se në vitin 2023 do të realizojë koncertin “Time Capsule”.
revista.one/