Çasti së vërtetës: Finalen apo Elinarën? Ja zgjedhja e Erand Sojlit…
June 10, 2025Spektakli i 21-të Prime i “Ferma VIP” në ekranin e Vizion Plus solli emocione të forta për fermerët dhe publikun. Një natë që nisi me tension dhe përfundoi me surpriza, vendime të papritura, largimin e një prej fermereve më të komentuara, si dhe shpalljen e finalistit të dytë.
Pas televotimit të hapur të premten, publiku kishte në dorë fatin e fermerëve. Katër më pak të votuarit, Ylli, Elinara, Esteri dhe Andrea, u përballën në një sfidë vendimtare. Sfidë nga e cila Andrea rezultoi fitues, ndërsa tre fermerët e tjerë i priste një tjetër televotim.
Por Agai, si gjithmonë, u tregua surprizues. Erandit, si një prej tre konkurrentëve më të votuar, iu dha Hajmalia e fatit, nëpërmjet së cilës do duhej të merrte një vendim të rëndësishëm që ndryshoi rrjedhën e lojës.
Erandi kishte dy mundësi: të shpallej automatikisht finalist i dytë ose të shpëtonte një nga fermerët e rrezikuar, për ta sfiduar më pas për një vend në finale. Ai zgjodhi të siguronte për vete vendin në finale, duke i lënë tre të tjerët në dorë të televotimit të publikut.
Marrëdhënia mes Erandit dhe Elinarës mund të konsiderohet si një “Përrallë në Fermë” këto 3 muaj, për shkak të afrimitetit, “ndjenjave” shoqërore mes tyre, apo të kuptuarit me sy me njëri-tjetrin.
Erandi zgjodhi që të jetë finalisti i dytë, duke i lënë ntre të tjerët në fatin e tyre.
Erandi: Siç shihet sot kemi një “Fulll Moon”, prandaj unë zgjedh të shpallem finalisti dhe t’i lë ata në fatin e hënës së plotë.
Luana: Elinara e prisje?
Elinara: Po e prisja.
Ylli: Unë prisja të zgjidhte Elinarën.
Ester: Edhe unë prisja të shpëtonte Elinarën.
Por a ka ndjenja mes tyre? Erandi dhe Elianra më herët e mohuan faktin se mes tyre ka diçka ëm shumë se shoqëri, por secili në mënyrën e vet la të nënkuptohej që “kurrë mos thuaj kurrë”.
Pjesë nga biseda:
Elinara: Nuk jam këtu ju.
Andrea: Është bërë Erandi për ujë në prime.
Albano: Fakti që në plevicë ishin të gjithë pozitivë, kjo është gjëja më e bukur.
Luana: Fermerët thonë që ka një kimi.
Erandi: Është një shkallë shumë e lartë e shoqërisë, një dëshirë e jashtëzakonshme për të ndarë me njëri-tjetrin gjëra të bukura.
Albano: Si do e titulloje.
Erandi: Titull nuk e di …
Luana: Hera e parë që ngel pa fjalë.
Elinara: Jam pa fjalë, çfarë të them unë tani.
Erandi: Ne paskemi bërë shumë gjëra.
Albano dhe fermerët: Puthe, puthe, puthe …
Elinara: Nuk marr vesh nga këto gjëra.
Fermerët: Puthe, puthe, puthe …
Erandi: Ti ke puth Albanon, ça të puth unë. Ti je puth me Andrean. Është kënaqësi shumë e madhe ta kesh Elinarën afër, ta njohësh. Ne nuk jemi as adoleshentë.
Luana: Dashuria të bën adoleshent.
Erandi: Por dashuria nuk është kaq e kollajshme. Njësoj kemi dashuri për të gjithë, por varet ku prek ai moment. Një mashkull që rritet me ferma të bukura, nuk mund t’i bëjë bisht të bukurës, me një femër kaq elegante, kaq të bukur. Me një femër model, për staturën që ka, për eksperiencën. Nuk besoj të kishte mashkull këtu. “Never say never” i thonë, por gjithçka ka një logjikë. Për këto gjëra flasim sa të duash, më vjen mirë që kam gjetur një mikeshë kaq të mrië.
Luana: Elinara është shprehur se nuk mund të ndodhë, se Erandi ka një gjë jashtë. A është ko arsyeja?
Erandi: Po patjetër, ka diçka. Në respekt të të gjithë të shkuarës time. Unë kam dy vajza, kam dhe një ish-grua të cilën e kam po aq mikeshë, dhe në respekt të gjithçkaje ne jemi përballë kamerave. Edhe Elinara ka dy vajza të mrekullueshme, këtu dëshira është të kalojmë bukur.
Luana: Në lidhje me pengesën?
Elinara: Unë mendoj se ka diçka të tillë, por nuk flas me siguri. Unë do të thoja Luana që ne që jemi djegur në të shkuarën për të vendosur. Sidomos në rastin tim që ka vite që jam vetëm. Nëse do të ndodhë le të ndodhë në të ardhmen, nuk di çfarë të them.
Në fund të votimit, Ester ishte ajo që u largua nga gara, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe më 20 qershor. Largimi i saj u shoqërua me emocione të forta, ndërsa televotimi mbeti i hapur për të përzgjedhur finalistin e tretë mes Big Bastës dhe Anduelit, si dy më të pëlqyer të publikut.

revista.one/