“Ç’bën njeriu për një vend pune?”, Efi sqaron sherrin: Luizin e kam xhan…
April 20, 2023Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për debatin që pati me Luizin dhe Kiarën në spektakël ku u duk qartë se marrëdhënia mes tyre është krisur. Shkak u bë fakti që Efi kishte thënë në dhomën e rrëfimit, ‘ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë’, koment që i referohej Luizit dhe këngëtarit nuk i pëlqeu aspak.
Në një bisedë me Dean dhe Nitën, u shpreh se jashtë shtëpisë të gjithë nuk kursejnë fjalët e rënda kur janë me rëndë. Po ashtu Efi ka thënë se është e lënduar dhe shpesh herë ka qarë në dhomën e rrëfimit.
Por jo vetëm kaq, pasi Dhedhes u shpreh më pas se me të vërtetë kjo është një lojë, por edhe loja ka limite. Ajo ngriti pyetjen se “çfarë është i aftë një njeri për të bërë për të arritur jashtë, një vend pune?”.
Isha e fryrë. Unë e kuptoj, po mua po më kupton kush? Kjo është pyetja. Kisha kaq kohë që gjithë këtë ngarkesë dhe emocione që po më përcillnin po i mbaja për vete, nuk doja të rrija të flisja me njeri. Nuk doja ta bëja temë diskutimi, të flisja me njeri. Po e mbaja. E ndjeja zemrën që më rrihte dhe shkoja te dhoma e rrëfimit, rrija, merrja frymë, mund edhe të kem qarë por dilja normalisht përsëri, duke kërkuar që të shfryhem dhe kjo gjë të mos dilte. Harroj që nuk është në dorën time të kërkoj ça të dalë e mos të dalë, është gabimi im.
Po në ato momente isha e fryrë aq shumë sa thashë po prit mo vëlla ja dh**fsha racën se e thashë prapë, unë po rri këtu, po e kuptoj si njërin si tjetrin, po mundohem ta largoj këtë lloj ndjesie që mund ta kem edhe jashtë se e di se është një lojë. Po prit se loja ka një limit. Çfarë është i aftë një njeri për të bërë për të arritur jashtë, një vend pune? Ti me pak fjalë, këtu pavarësisht se është thjesht një finale, fitore dhe X lek, ti natyrën tënde e tregove këtu brenda, pikërisht ça bën ti se unë nuk e bëj”, tha Efi.
Brenda shtëpisë, shtoi ajo, duket më rëndë ndaj u zmadhua aq shumë situata. Efi tha se u ndje keq që u transmetua ai klip, pavarësisht se e tha vetë atë gjënë, pa u menduar mirë.
Ajo i shpjegoi Nitës dhe Deas se me Luizin shoqërohet sepse e ka shumë xhan dhe për asnjë arsye tjetër. Nita u shpreh se në këtë lojë nuk ka vend për ta patur xhan dikë.
Sipas Efit, Luizi e hodhi poshtë atë dhe duroi, për faktin që ai ka shumë ditë brenda në shtëpi dhe nuk i mendon mirë gjërat. Ajo shtoi se e vlerëson dhe e ka shumë xhan Luizin.
revista.one/