“Çdo hap në jetë është mësim”, Egli Tako flet për BBV, Prishtinën dhe këngën “Jetë”
June 1, 2025Egli Tako e ftuar në emisionin “Goca & Gra” ka zbuluar nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP. Ish-banorja u shpreh se çdo gjë nga rrugëtimi i saj brenda shtëpisë i ka dhënë një mësim.
“Nuk bëhem pishman nga asgjë që kam bërë në BBV. Çdo hap në jetë është një mësim. Duke gabuar, duke mësuar. Sa gjëra më kanë vrarë aty brenda. Faji gjithmonë ngelet jetim“.
“Nuk dua që asgjë të fshihet nga Big Brother VIP. Më shumë me Prishtinën po më lidh puna. Fifi është një nga menaxheret e mia”, u shpreh Egli.
Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, muzikën, jetën personale dhe jo vetëm kaq…
Pjesë nga intervista:
Egla: Po jeton në Prishtinë zemër?
Egli: Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës.
Rudina: Ngaqë jeni dhe s’jeni besoj…
Egli: Shiko, në fakt më së shumti me Prishtinën po më lidh puna. Muzika, është dashuria ime e parë.
Rudina: Ke një menaxher kosovar?
Egli: Po, Fifi është kryesorja.
Ndërkohë Egla i kërkoi që ta përshkruante jetën e saj me tre fjalë…
E bukur. Hapat e parë të ëndrrës.
Egli Tako, ka zbuluar më tepër detaje nga kënga e saj më e re, “Jetë”.
“Pikë së pari, sa i përket kinematografisë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë.
Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.
Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim”, u shpreh Egli.

revista.one/