Çfarë i ka ndodhur?! Luana Vjollca publikon fotografi me mavijosje në fytyrë dhe duke qarë

Çfarë i ka ndodhur?! Luana Vjollca publikon fotografi me mavijosje në fytyrë dhe duke qarë

May 18, 2022 0

Në një postim të hedhur në Instagram, Moderatorja Luana Vjollca shfaqet me mavijosje e shenja dhune në fytyrë.

“Traumë e vjetër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit – referuar pjesës tjetër që do të vijë në kuadër të “Thuaje”.

Në historinë e parë të trajtuar, 30-vjeçarja ka folur edhe për paragjykimet ndaj ndryshimeve në pamje, ku tha se gjithmonë ka zgjedhur të hesht.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është rikthyer pas një kohe të gjatë me një projekt të ri – njëherësh shumë të veçantë larg muzikës e televizionit siç u mësuam ta shihnim.

Bëhet fjalë për “Thuaje”, në të cilën ka rrëfyer histori të ndryshme nga jeta personale e ka synuar ndërgjegjësimin ndaj bullizmit.

Përmes pjesës së parë të shpërndarë javën e kaluar, ajo ka zbuluar se do të shfaqë pesë historitë e saj që e kanë bërë Luanën, kjo që është sot.

revista.one/