Çfarë po ndodh në “Big Brother”, futet një dron me një mesazh për Fifin

Çfarë po ndodh në “Big Brother”, futet një dron me një mesazh për Fifin

October 23, 2021 0

Që nga nata e mbrëmshme në shtëpine e “Big Brother Albania VIP”, raportet mes Fifit dhe Granitit kanë ndryshuar.

Graniti në një bisedë me Sabianin, Ilirin dhe Fifin, u shpreh se nuk ka ndjenja për këngëtaren dhe e sheh vetëm si një person të afërm.

Këto fjalë të Granitit bënë që Fifit t’i përkeqësohet gjendja mbrëmë, e që më pas kërkoi nga Graniti të mos i fliste më dhe ta linte rehat.

Por, para pak minutash në shtëpinë e “Big Brother” është futur një dron i cili kishte një mesazh përkrahje për Fifin.

“Fifi,  të duam shumë! Nanushat”, ishte mesazhi në pankartën e vendosur në dron që u shfaq brenda shtëpisë.

Ky mesazh e bëri të lumtur këngëtaren dhe banorët në shtëpi të cilët janë duke qëndruar afër saj pas ngjarjes së fundit.

Në orët e para të ditës së shtunë, ishte Graniti ai që ia bëri të ditur Fitit se nuk e sheh si një femër që mund të krijojë raport më shumë se miqësor me të.

Kjo gjë e ka lënduar këngëtaren e njohur, e cila madje ishte në gjendje të keqe emocionale dhe shëndetësore.

Ndërsa, më vonë Fifi është parë më e qetë teksa ka diskutuar me banoren tjetër, Donikën, për raportin e saj me Granitin.

Ndër tjera Fifi u shpreh se atë e kap ankthi kur njerëzit luajnë me të, dhe se nuk planifikon t’i flas më Granitit.

“Më kap ankth kur njerëzit luajnë edhe ma bëjnë këtë sy më sy, e kam prej kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë ma kanë bërë njëjtë, në çdo aspekt, jo veç në këtë aspekt”, tha Fifi.

“Veç jam duke menduar a me i fol atij apo, unë kam lind vet dhe do vdes vet, po më vjen inati çfarë ka bërë. Unë dua mos t’i flas më hiç, zero”, vazhdoi tutje këngëtarja.

revista.one/