Çfarë u shkrua në bluzën Egla Cenos pasi fiku dritat e Big Brother?

Çfarë u shkrua në bluzën Egla Cenos pasi fiku dritat e Big Brother?

May 26, 2024 0

Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, banorja që ishte e fundit e cila fiku dritat e shtëpisë.

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, ajo tha:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…

Egla mori një surprizë emocionuese në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3 në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Pasi pa klipin e rrugëtimit të saj në shtëpinë e “BBV”, banorja shijoi një shfaqje për jetën e saj, me një interpretim “drithërues” mga aktorja e njohur, Violeta Trebicka, e cila e mbylli me mesazhin: “Unë jam Ceno!”.

Pas shfaqjes, Egla zbriti në skenë, aty ku takoi dhe mamanë e saj, e cila tha: “Jam shumë e lumtur. Respektoj të gjithë ata që e kanë sjellë Eglën deri këtu”.

Egla e ndau podiumin me një tjetër aktor, që është spikatur për strategjitë e tij të forta në lojë, Juljan Dedën. Tre aktorë ishin finalistët e fundit që mbetën në shtëpi, pasi edhe Romeo Veshaj humbi “betejën” me Eglën, në një televotim kokë më kokë, ndërsa edhe Heidi Baci nuk mundi të triumfojë përballë Julit.

Në një javë televotim, i pari që la shtëpinë e “Vëllait të Madh” në natën e madhe ishte Meriton Mjekiqi, artisti i parë nga Kosova që preku finalen nga të treja edicionet VIP.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në ‘reality show’, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

revista.one/