Çift i ri në BB? Kristi dhe Keisi shfaqin simpatinë për njëri tjetrin, reagon Robert Aliaj

Çift i ri në BB? Kristi dhe Keisi shfaqin simpatinë për njëri tjetrin, reagon Robert Aliaj

February 19, 2023 0

Krist Aliaj dhe Keisi Medini (vajzën e këngëtarit Sabiani) po përfliten si një çift i mundshëm brenda shtëpisë “Big Brother Vip”. Dyshja shihen çdo ditë e më të afërt me njëri-tjetrin, duke flirtuar e duke u ngacmuar. Së fundmi dyshja kanë shprehur hapur gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetri, ndërsa kanë folur edhe për ‘ndërhyrjen’ e Oltës në marrëdhënien e tyre.

Çfarë pëlqejnë te njëri-tjetri Kristi dhe Keisi?

Keisi: Gjëja e parë është i sinqertë, të njëjtën gjë e kam edhe unë. Më pëlqen së është ndryshe nga meshkujt që mund të kem rastisur në jetën time, kjo gjë e bën më të bukur akoma. Kaq dua të flas për momenin. Kemi komplimente të veçanta, që më pëlqejnë.

Kristi: Unë e kam shprehur që te Keisi më pëlqen një lloj rezervimi që ka, mendohet para se t’i thotë gjërat. Ndjej që është e vërtetë, ka këtë lloj naiviteti që mua më pëlqen. Ka një lloj naiviteti shumë të bukur rreth meje, ka shumë zë të bukur.

A ka ndjerë Kristi xhelozi apo presion nga Olta për marrëdhënien me Keisin?

Kristi: Olta ka shumë pasiguri dhe i shpreh në mënyrë të dëmshme. Ajo mendon që edhe unë do i bëj gjëra që do i dalin në disavantazh, nga pasiguria që ka. Te unë, Olta pa një lloj sigurie, edhe si person, kishte një lloj besimi te unë. Këtu është situatë shumë e vështirë, unë i kam thënë asaj që nuk jam ai që mendon ajo. Më ka pasur si kollonë sigurie, ndërsa unë jam shkëputur pak sepse pamë që erdhën elemente të reja në lojë që na bënë të mendojmë që duhet të shkëputeshim.

Keisi: Unë kam ndjerë një lloj xhelozie shoqërore. Mbrëmë te krevati më tha “si mund të biesh në dashuri për një ditë”.

Reagimi i Robert Aliajt

Babai i Kristit, Roberti ka folur në një lidhje telefonike me emisionin ‘Fan Club’ në ‘Top Channel’ ditën e sotme për djalin e tij dhe ecurinë e tij në shtëpinë e Big Brother. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha:

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka”.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien e Kristit jashtë BBVA, Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje.

“Portalet shqiptare bëjnë thashethemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë”.

Kujtojmë se vetë Kristi ka pohuar se është në një lidhje me një vajzë të huaj. Veprimet e tij me Keisin lënë shumë pikëpyetje pas, duke qënë se ai ka treguar se e dashura po e pret jashtë. Tashmë i mbetet Kristit në dorë të vendosë pikat mbi ‘i’ këtij muhabeti. Ose të nisë romancën me Keisin.

revista.one/