Çifti i Fermavip/ “Akt dashurie ndaj vetes”, Alba Pollozhani ndahet nga Lim Hoti

Çifti i Fermavip/ “Akt dashurie ndaj vetes”, Alba Pollozhani ndahet nga Lim Hoti

June 10, 2025 0

Ish-konkurrentja e Ferma VIP 2, Alba Pollozhani, njoftoi ndarjen nga po ashtu ish-konkurrenti i këtij formati, Lim Hoti. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ajo thekson se pas një periudhe reflektimi kanë vendosur që të vazhdojnë në rrugë të ndara.

Postimi i plotë i Albës (pa ndërhyrje):

“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara.

Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuprtimin dhe për hapësirën.

Jeta vazhdon.

Ndonjëherë, të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes. Po ec përpara me qetësi dhe mirënjohje”. 

revista.one/