Çifti i Për’puthjes, Bora me Arjanin, me shkes Olsa Muhametin
July 7, 2021Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka habitur ndjekësit me deklaratën e fundit në rrjetin social “Instagram”.
Bora ka moderuar këtë vit emisionin e dashurisë “Për’puthen” dhe së fundmi ka përfunduar edhe sezona e personave mbi moshën 40 vjeçare.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka uruar çiftin Ilir dhe Gilberta dhe po ashtu i ka habitur me një deklaratë ndjekësit.
Ajo ka publikuar tri fotografi dhe tregon se ndihet e lumtur për përfundimin e sezonës “Për’puthen 40+”.
“Sa te emocionuar sot. Nje puntate speciale ashtu sic e meritonin ta permbyllnin “Per’puthen” Ilir Lara dhe Gilberta Simoni, Jam shume e lumtur per ju!, Ku ka kenaqesi me te madhe sesa kur protagonistet gjejne dashurine ne program. Ama “Per’puthja” e pare ne ekran ishim ne Arjan Konomi! Shkesi, si gjithmone, eshte Olsa Muhameti”, ishte mbishkrimi i mbi fotografinë.
Duke thënë se ajo dhe Arjan Konomi ishin “Për’puthja” e parë në ekran. Edhe Arjani më parë ka shprehur se shkon shumë mirë me Borën duke iu drejtuar vlonjaçe “të dua moj qëne”.