Cila është dashuria më e madhe e jetës tënde? Ja si përgjigjet Luizi

Cila është dashuria më e madhe e jetës tënde? Ja si përgjigjet Luizi

May 3, 2023 0

Gjatë darkës, banorët zhvilluan lojën me pyetje e cila u shoqërua me shumë batuta.

Pyetja e parë e cila “çeli” lojën, ishte se cila është dashuria e jetës, e secilit banor. Deamishel u shpreh se dashuria më e madhe për të është familja dhe vajzat e tezes.

Kristi po ashtu tha se për të është familja, duke qenë se për momentin nuk ka një grua. Edhe Efi ndau të njëjtin mendim me Kristin.

Ndërsa Luizi tha se Kiara është dashuria e tij e jetës.

Sa i përket pyetjes për gjendjen e tyre shpirtërore, Deamishel tha se ajo mezi po pret finalen dhe momentin kur të takojë familjarët e saj, pasi ndjen shumë mall.

Kristi tha se është shumë konfuz dhe ka ankth për mënyrën se si do përfundojë Big Brother dhe për mënyrën se si është perceptuar i gjithë rrugëtimi i tij jashtë.

Luizi u shpreh se ai ndihet shumë i qetë dhe se po e shijon këtë rrugëtim. Ai foli me bindje se është fitues i këtij edicioni dhe se Kiara po e pret jashtë.

Ndërsa Efi tha se është shumë keq, pavarësisht se nuk po e jep veten.

“Cila është motoja jote”, ishte pyetja e radhës drejtuar banorëve, teksa ata po darkonin në oborr.

Kristi tha se ai nuk ka një moto. Luizi u shpreh se motoja e tij është “Nuk ke parë gjë akoma”, ndërsa Deamishel tha se ajo nuk ka një moto për një shprehje që e përdor gjithmonë.

“Jetoje jetën si të ishte dita e fundit”, ishte kjo motoja e Deas për jetën.

Sa i përket idesë për lumturinë perfekte, Luizi tha se ka dëshirë të ketë 5 fëmijë, një shtëpi normale dhe se do të ketë një profesion që e ka qejf, që është muzika.

Ai nuk la pa përmendur Kiarën, duke thënë se lumturia për të është që Kiarën ta shohë në ekran, duke moderuar.

Edhe Efi tha se ajo do të donte të kishte një punë që do e dëshironte shumë, të ishte e pavaruar ekonomikisht dhe të krijojë një familje të bukur, të ketë fëmijë dhe të jetë e dashuruar.