Çiljeta rrëfen jetesën me Albanin dhe djalin e tij: Për familjen lashë karrierën
May 12, 2022E ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Çiljeta tha se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën.
Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin.
“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështiorë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta.
Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të. Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetës që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.
“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Mua dua të lë dy çuna në shtëpi. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.