Ç’ndodhi? Efi përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
May 2, 2023Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr por jo si zakonisht. Ajo mori një batanije, u mbështoll fort dhe u shtri e vetme në kolltuk duke qarë.
Nuk dihet arsyeja se pse Efi është ndjerë keq për diçka pasi kohëve të fundit nuk kanë pasur as debatet e zakonshme mes njëri-tjetrit.
Që me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother, Efi Dhedhes është shprehur se ka një lidhje jashtë dhe shpeshherë ka folur për të dashurinë saj misterioz, të cilin ka vendosur ta mbaj larg syve të medias dhe fansave.
Para eliminimit nga Big Brother Efi ka treguar historinë e saj të dashurisë ku ka folur jo pak herë për të dashurin e saj, edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje për të ajo ka folur për karakterin e tij dhe për mënyrën se si ai e ka bërë për vete.
Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ata janë 4 finalistët.