Ç’ndodhi mes Romeo Veshajt dhe Ledion Liços pas finales së BBV, detaji që zbulon çdo gjë 

Ç’ndodhi mes Romeo Veshajt dhe Ledion Liços pas finales së BBV, detaji që zbulon çdo gjë 

May 30, 2024 0

Aktori Romeo Veshaj u “zhduk” nga çdo aktivitet pas finales së “Big Brother VIP”, ku Egla Ceno u shpall fituesja e çmimit të madh.

Romeo zuri vendin e tretë dhe mesa duket ky pozicion nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentit.

Ish-konkurrenti nuk mori pjesë as në festën e organizuar pas mbarimit të reality show-t dhe as në “Post Big Brother”, duke e “braktisur” edhe të dashurën e tij, Heidi Baçi, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se aktori ka hatërmbetje me produksionin për shkak të çmimit të madh.

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e Romeos, ajo që vihet re është që pas daljes nga shtëpia, aktori nuk ndjek më në Instagram moderatorin e spektaklit, Ledion Liçon.

Nga ana tjetër as Ledioni nuk e ka “follow” Romeon në  Instagram.

Ndryshe nga ish-banori, vëllai i Romeos, Donald Veshaj është shok me Ledionin në Instagram.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes pas mbarimit të “BBV”, ku pas përfundimit të spektaklit aktori u largua duke mos qendruar as në “aferparty”.

Arsyet ende nuk i dimë”, tha moderatori Ledjon Liço. E pyetur nga moderatori, partnerja e Romeos, Heidi Baci, nuk tregoi arsye konkrete për mungesën e tij, por theksoi se raporti mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia, është shumë i mirë. Ajo tregoi planet për të ardhmen dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.

“Raporti jonë është shkëlqyeshëm. Jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund momentet tona në privatësi, që na kishte munguar shumë.

Tani unë duhet t’i jap drejtim se personi që në fakt ka rrënjët në Itali jam unë, kështu që tani duhet t’i vë pak në vijë gjërat, të spostohem këtej. Avash avash, të dy bashkë do t’ia dalim. Po më pëlqen Shqipëria, po më shijon. Ose ndoshta do bëjmë pak këtej, pak andej. Do marrim ca ditë pushim, të rrimë rehat vetëm, të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”.

revista.one/