Conference League/ Duartrokitjet për golin historik të Latifit për Shkëndinë (VIDEO)
November 8, 2025Shkëndija mori një barazim 1-1 ndaj Jagiellonas, në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Përtej rezultatit që mund të konsiderohet pozitiv, goli i realizuar nga Latifi për skuadrën shqiptare është historik, pasi është i pari për Shkëndijën në këtë garë europiane.
Postimi i Shkëndijës për golin historik të Latifit.
Për herë të parë në histori, Shkëndija po luan në fazën kryesore të garave evropiane, dhe emri i Latifit tashmë është i gdhendur në librin e artë të klubit. Kuqezinjtë debutuan në Madrid përballë Rayo Vallecano-s (2:0), më pas fituan në Shkup ndaj Shelbourn-it të Irlandës (1:0, autogol i Patrick Barrett në 90’+2), ndërsa ndeshja e së enjtes solli edhe golin e parë zyrtar të një futbollisti të Shkëndijës në këtë fazë
revista.one/


