COVID-19, MSH: 1 viktimë dhe 53 raste të reja këtë të diel në Shqipëri

COVID-19, MSH: 1 viktimë dhe 53 raste të reja këtë të diel në Shqipëri

May 2, 2021 0

Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID, ndërsa janë identifikuar 53 raste të reja, nga 1,535 testime të kryera.

Personi që humbi betejën me virusin ishte një 77-vjeçar nga Korça.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës e me radhë.

Ndërkohë, janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14834

Fier    959

Durrës  272

Shkodër  472

Korçë    335

Gjirokastër  261

Vlorë    259

Elbasan  137

Kukës    115

Dibër   102

Berat    97

Lezhë   78

revista.one/