Covid-19, MSh: 1 humbje jete në 24 orët e fundit, 39 raste të reja
May 18, 2021Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 3169 testime kanë rezultuar 39 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që njoftohet për 1 humbje jete në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, e me radhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë. Keta e kane çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.
Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (18 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436
revista.one/