Ç’po ndodh? Kozaku bën bashkë rivalët legjendarë Noizy dhe Stresi

Ç’po ndodh? Kozaku bën bashkë rivalët legjendarë Noizy dhe Stresi

January 21, 2022 0

Dy reperët e famshëm Stresi dhe Noizy, të cilët dikur nuk i kursenin jo vetëm “diss”-at për njëri-tjetrin, tashmë takohen fizikisht dhe bisedojnë si miq.

të premten, ata janë gjendur bashkë pranë njëri-tjetrit në të njëjtën tavolinë.

Ka qenë rap-artisti Kozak69, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Kozka Braçi në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me reperët, emrat e vërtetë të të cilëve janë Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy).

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të tij të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar për faktin që arriti t’i bëjë bashkë pas kohësh në një tavolinë reperët në fjalë.

Në mars 2021, dy reperët komunikuan live në Youtube me ndërmjetësinë e këngëtarit Mandi Nishtulla. A do ta përshkruante këtë situatë me këto fjalë:

“Unë jam si Bob Marley i Albania-s. Isha një ditë tek studio ime, si gjithmonë ne çunat e rinj e kemi qejf alkolin dhe këto gjërat e tjera, që të ecim para. I thash vetes, Mand duhet te dalësh dhe të thuash, Stresi dhe Noizy bëhuni bashkë. Sepse do më kujtoni, do ia dini të mirën e njeri-tjetrit. Jam bazuar tek kjo vlla, sepse janë rrit me njeri-tjetrin dhe ndodhi një elektricitet, kjo ndodhi sepse duhen shumë”- u shpreh këngëtari. revista.one/