Ç”po ndodh mes dy këngëtarëve? Fotot e Ledrit dhe Xhensilës
April 22, 2025Pak ditë më parë u përfol për një lidhje të mundshme mes dy këngëtarëve të njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vulës. Dyshimet lindën për shkak se ata ishin parë së fundmi shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.
Por këto zëra u hodhën poshtë pasi dy këngëtarët postuan një fotografi në rrjetet sociale, ku tregonin se po bashkëpunojnë për këngën e tyre më të re.
“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër”, ka shkruar Xhensila krahas një fotografie ku shfaqet së bashku me Ledrin. Duket se imazhi në fjalë është realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës, që me siguri fansat e tyre dhe jo vetëm po e presin me padurim.
Gjithashtu edhe Ledri ka publikuar disa fotografi të tjera në “Instastory”, ku tregon se kënga do të publikohet ditën e sotme në orën 17:00 dhe bashkëngjitur me të ka shkruar: “MA KTHE”.



Kënga e cila ngërthen një tematikë të veçantë, bëri bashkë dy artistë shumë të njohur të skenës shqiptare.
Ky pa dyshim që ishte bashkëpunimi më i papritur i estradës.
Të dy Ledri e po ashtu Xhensila, përveç karrierës së tyre të bujshme në muzikë, kanë qenë të përfolur secili, për jetën e tyre private.
revista.one/