Çun Lajçi thur vargje për Marigonën, ndërsa aktorja u kthehet ashpër meshkujve: Nxjerrim dekolten, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen!

Çun Lajçi thur vargje për Marigonën, ndërsa aktorja u kthehet ashpër meshkujve: Nxjerrim dekolten, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen!

August 25, 2021 0

Aktorët Shengyl Ismaili dhe Çun Lajçi kanë reaguar në mënyra të ndryshme për vrasjen e Marigona Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i është drejtuar të gjithë atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze e gruaje.

Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen gratë apo vajzat shkurt, është sepse atyre ashtu u pëlqen.

“Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…PO, vishemi shkurt, se na pelqen.

PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen.

PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen.

PO, kaniher shajme, se na pelqen.

PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen.

PO, pijme alkohol, se na pelqen.

PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen.

PO…

PO..

PO…

Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni”, shkruan ajo.

Ndërsa artisti Çun Lajçi ka bërë një poezi për Marigonën.

Në një postim në rrjetet sociale ai ndau disa vargje emocionuese për ikjen e të resë, ndërsa thekson se nëna dhe babai i mësuan gjithçka, përveç sesi të mbrohet nga “një burrë i pa burrë”.

Postimi i Çun Lajçit:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

revista.one/