Dafina prishet edhe me Feron, akuza nga menaxherët pas publikimit të këngës
November 5, 2025Pas deklaratave nga menaxhmenti i Dafina Zeqirit se dueti mes saj dhe Feros nuk do të publikohet, ka reaguar menaxheri i reperit, Rinor Hykolli.
Në një prononcim për Indeksonline, Hykolli ka konfirmuar se bashkëpunimi mes artistëve ka qenë real dhe se gjithçka ka nisur me ftesë nga ana e ekipit të Dafinës.
“Bashkëpunimi ka ekzistu. Na kanë ftu, kanë shku në studio, janë kryer xhirimet. Së shpejti është dashur të publikohet edhe paralajmërimi në TikTok dhe nuk e di mo çka ka ndodh me atë projekt,” tha Hykolli.
Kujtojmë që gjatës së djeshme ka rrjedhur një pjesë e këngës së tyre e cila u bë virale në platformat online.
Megjithatë, sot menaxhmenti i këngëtares ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën. Në një deklaratë të shpërndarë nga kompania “Moneyz Music”, dhe e ripostuar gjithashtu nga vetë Dafina në InstaStory, thuhet se versioni që është publikuar në rrjet nuk është projekti final.
Sipas deklaratës, publikimi i këngës është bërë pa autorizim, duke u cilësuar si një “leak” i paqëllimshëm nga pala tjetër. Ndërkohë, projekti përfundimtar pritet të publikohet vetëm në versionin solo të Dafinës Zeqiri.

revista.one/


