Dalin mesazhet me zë me Rozana Radin, reagon Olta Gixhari: Shkelje privatësie e tmerrshme
February 16, 2025I ftuar në ‘Fan Club’, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozana Radit.
Gazetari zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij Big Brother.
Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme”, tha Eni.
Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj: “Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq”.

Ish-banorja ka qenë në spektaklin e fundit për ta takuar Gertën, ku edhe tregoi dashurinë e madhe që ka për të.
Mirëpo, pas paraqitjes së Oltës në shtëpi dhe përqafimit emocional me Gertën, Rozana është revoltuar duke pretenduar se ajo ka prova që vërtetojnë të kundërtën.

Rozana kërkoi publikisht që menaxheri i saj të publikonte mesazhet e shkëmbyera me Oltën, ku kjo e fundit e kishte uruar për pjesëmarrjen e saj në BBVA.
Mirëpo, situata mori një tjetër kthesë kur në rrjet dolën edhe mesazhet me zë të Oltës, të cilat zbuluan më shumë për mendimet e saj.
Në një nga mesazhet e audios, Olta dëgjohet duke thënë: “Po të flas si motër. Sa e bukur kjo ‘po të flas si motër’. Meqë ra fjala te motra, më duket se paskam edhe motrën time aty te Big-u.
Ajo s’ma ka thënë mua, por unë i marr vesh gjërat, sigurisht”.
Këto mesazhe kanë ndezur debat në rrjet, duke sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët tashmë po pyesin nëse marrëdhënia mes Oltës dhe Gertës ka qenë vërtet e ftohtë apo gjithçka është një keqkuptim i madh.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Olta do të reagojë ndaj publikimit të këtyre mesazheve dhe si do të zhvillohet më tej kjo histori.
revista.one/