Darka e Big Brother/ Zhaklina batuta me Luizin; Kristi e pyet nëse është beqare!

Darka e Big Brother/ Zhaklina batuta me Luizin; Kristi e pyet nëse është beqare!

March 29, 2023 0

Darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.

Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.

Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.

Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëe, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurentët.

Kristi nga ana tjetër e pyeti Zhaklin nëse ajo është apo jo beqare. Kjo e fundit u shpreh se po.