“Dashuri e maturuar”, Diola Dosti: Erolldi mrekullia e 8-të për mua
July 5, 2024Diola Dosti, ish banorja e BBV ka folur së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë me Erolld Belegun. Diola tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj dhe e quan ndjenjën midis tyre dashuri e “maturuar”.
Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.
“Ky është një raport që më ka rritur në shumë dimensione. Ai është human, shumë njerëzor, di sesi të bëjë për vete” tregoi Diola.
“Ndjehem shumë e lumtur pranë Erolldit, që herën e parë që e kam pare atë e kam ditur se është njeriu im, për mua është mrekullia e 8-të ky njeri. Kur takon atë ndjenjë të maturuar, një dashuri me këmbë në tokë“, tha Diola.
Ajo tha se e ka kuptuar menjëherë kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda së bashku.
E pyetur në emision se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV Diola tha se edhe pse nuk dalin për dreka apo darka bashkë ruajnë një komunikim mjaft të mirë .
“Kemi qenë një familje aty brenda, nuk mund ti shoh me një sy tjetër ish-familjarët e mi”-përfundon ajo.
Kujtojmë që Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda sepse ai e tradhtoi sipas nutricionistes.
revista.one/