“Dashuria”/ Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku publikon këngë të re

“Dashuria”/ Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku publikon këngë të re

March 14, 2025 0

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, ka publikuar këngën e saj të parë pas një shkëputjeje të gjatë disavjeçare.

Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në Nju Jork, ku qëndronte prej kohësh.

Kujtojmë se mbesa e Parashqevisë, Ina Simaku, ka deklaruar më herët se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare. “Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind”, tha ajo gjatë një interviste në “Ftesë në 5”.

Parashqevia do i rikthehet skenës pas një periudhe shumë të gjatë larg skenës, pasi u gjet në rrugët e Amerikës, ku jetonte si e pastrehë.

Ajo ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Pas kurimit, Simakut u shfaq e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Në një video story të publikuar së fundmi, ajo shfaqet duke kënduar krah artistes Mira Konçi, e shoqëruar me një kitarë, duke krijuar një atmosferë nostalgjike për fansat e saj.Edhe pse nuk është e qartë se për cfarë projekti bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, rikthimi i Parashqevi Simakut shënon një kapitull të ri për artisten, e cila ka lënë pas sfidat personale dhe po rikthehet në qendër të vëmendjes, larg trazirave të fundit dhe periudhës së vështirë që përjetoi kohë më parë.

revista.one/