“Dashuria shqiptaro-kineze”, Kim takon djalin nga Tropoja dhe bëhen miq

“Dashuria shqiptaro-kineze”, Kim takon djalin nga Tropoja dhe bëhen miq

June 19, 2021 0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ditën e sotme është takuar me Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze”.

Takimin e ka konfirmuar vetë ambasadorja, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë një foto me djalin nga Tropoja.

Përbri fotos së publikuar, Kim shkruan se me Fisartin kanë diskutuar rreth vendeve të tyre të origjinës, mënyrës se si janë rritur, por edhe marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulën jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar (Fisar është nga Tropoja, një vend që unë kam rënë në dashuri kur e kam vizituat muajin e kaluar, ndërsa unë vij nga një mal i Kores por jam rritur në një ishull tropikal).

Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor.

Ne gjithashtu diskutuam për sfidat që kanë shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetë elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit.” , shkruan Kim.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Fisarti tërhoqi vëmendjen e ambasadores me anë të një komenti të bërë në një foto që ajo kishte publikuar, e ku ishte në Pogradec.

“Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”!, komentoi Fisarti në postimin e ambasadores Yuri Kim.