Dasma e Arminës/ Nusja mbërrin me “Lincoln”, sa fustane do të veshë dhe cilët artistë këndojnë!

Dasma e Arminës/ Nusja mbërrin me “Lincoln”, sa fustane do të veshë dhe cilët artistë këndojnë!

September 25, 2022 0

Në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës mbrëmja nis me Marsela Çibukajn, zërin që bekon dashurinë. Alegrisë dhe festës i bashkohet treshja fantastike, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, për t’i vënë “flakën” skenës. Vitore Matoshi sjell aromë tradite, e muzikës që nuk të lë në karrige. Në tingujt e muzikës që të shkund shpirtin, vjen një melodi e paqtë po aq sa e fuqishme ngazëri mahnitës i Eranda Libohovës. Nuk mbarojnë surprizat. Sonte nata është e Arminës dhe Shkëlzenit.

Nusja ka mbërritur në dasmë me makinën “Lincoln” të viteve 60’. Ajo do të mbajë veshur tri fustane, nga Vivienne Westwood, Valdrin Sahitit dhe Festim Isufit.

Në fotografitë e publikuara, Armina duket tejet tërheqëse si nuse e veshur me një vello të bardhë dhe të gjatë.

Ndërkohë edhe Shkelzeni mund të shihet me mjaft glamur, teksa pozon i veshur me kostumin e zi të dhëndrit.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të birin duke postuar edhe një foto familjare.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan ish-kryeministri krahas fotos, ku ai dhe bashkëshortja pozojnë me çiftin e ri.

revista.one/