Dasmë në shtëpinë e BB VIP, Arjola Demiri bën humor me nuset malësore, Fifi këndon…
October 10, 2021Mbrëmje e së shtunës, banorët e BB VIP kanë improvizuar një dasmë tradicionale malësore.
Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese, e veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.
Më pas ato vazhduan duke luajtur edhe dhëndërin (Fabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment.
14 banorët e shtëpisë janë në një garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. revista.one/