Dea Mishel flet për jetën private: Ja partneri që dua të kem në krah

Dea Mishel flet për jetën private: Ja partneri që dua të kem në krah

June 7, 2023 0

Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

Tashmë që BBBV ka mbaruar, ish-banorja ka treguar së fundmi eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme dhe si ka ndikuar tek ajo.

E ftuar në “TAR”, Dea u shpreh se loja në shtëpinë e famshme ishte sfiduese dhe tsshmë ndihet më e pjekur.

“Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur. Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë. vepron ashtu si të vjen. Tani jam më e matur. Ishte shumë sfiduese si eksperiencë”,– u përgjigj ajo.

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie për të cilën është përfolur goxha kohëve të fundit, ish-finalistja shprehu dëshirën për ta pasur një partner por tregoi se momentalisht është vetëm. Sipas saj mashkulli që ajo dëshiron të ketë në krahë duhet t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”- u shpreh Dea.

Ndër të tjera, aktorja zbuloi se dhe me cilët nga ish-banorët e “BBVIP” ruan ende kontakte edhe pas përfundimit të spektaklit:

“Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin. Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar”.

revista.one/