Dea thotë se i uruan vdekjen, Fifi: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh…

Dea thotë se i uruan vdekjen, Fifi: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh…

June 23, 2024 0

Dea Mishel ka treguar në studion e Top Arena se është përballur me shumë komente negative pas ndërhyrjes së vështirë që ajo ka kaluar pak kohë më parë.

Ajo rrëfeu se madje komentuesit i kanë uruar edhe vdekjen, ndërsa të njëjtën gjë deklaroi edhe Fifi. Këngëtarja tregoi se kur i ra të fiktë në Big Brother, babait të saj i kanë dërguar mesazhin e rëndë ‘ishallah nuk çohet që aty”.

Dea Mishel: Janë disa njerëz që komentojnë gjëra ç’njeroze. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ça gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet.

Fifi: Unë një këshillë kam, a e mban mend kur më ka rënë të fiktë, babait tim i kanë çuar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare.

Fifi ka zbuluar edhe se si po shkon miqësia e saj me Flori Mumajesin, pas deklaratës së pa ditëve më parë, ku tha se nuk komunikon prej një vitit me të.

Fifi tha se e ka lënë të qetë dhese pret që ai t’i shkruajë vetë.

Erjola Doçi: Dua të di pak mbi deklaratën tënde që the në lidhje me Flori Mumajesin a jeni pajtuar, a keni pasur kontakt, si është historia e kësaj gjëje.

Fifi: Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti.

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.

Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike.Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.
Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.

revista.one/