Debate të forta në Për’puthen, Arjani akuzon Alesjan: Po manipulon

Debate të forta në Për’puthen, Arjani akuzon Alesjan: Po manipulon

May 2, 2022 0

Opinionisti Arjan Konomi dhe Alesja kanë debatuar në studion e Për’puthen, ku gjithçka nisi si pasojë e akuzave që ajo hodhi ndaj Rrushes dhe Astritit.

Të dy nuk i kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit, ndërsa diskutonin me tone të larta zëri. Arjani e quajti manipuluese Alesjan, ndërsa theksoi se fillon reagon sa herë nuk i pëlqejnë situatat.

“Në moment që nuk ecën edhe ti nis akuzat. Kur nuk të pëlqen diçka ngre akuza. Kërkon gjërat me një këmbëngulje të frikshme. Dyshoj kush janë prioritet e tua. Në moment që stë pëlqen një gjë fillon dhe manipulon”, tha opinionisti.

Në këtë puntatë Alesja akuzoi dyshen se ka pasur marrëdhënie jashtë programit, gjë e cila u hodh poshtë nga Rrushja.

Prej disa ditësh Alesja nuk ka reshtur me akuzat ndaj konkurrentëve të tjerë, kryesisht ndaj Rrushes dhe Astritit.

Alesja dhe Rrushja dikur shoqe të ngushta ditët e sotme gjithçka ka marrë fund dhe marrëdhënia e tyre vijon vetëm me debate.

Debati: 

Arjan Konomi: Në një moment të caktuar kur ke forcuar pak pozitën, atëherë  ngre akuza që nuk më duken as të arsyetuara, që përpiqesh ti shpjegosh por mua më duken akuza manipuluese. Këtë e ke bërë me Albin, e ke bërë me Astritin, po e bën dhe me Rrushen.

Alesja: Do ta bëj me secilin.

Arjan Konomi: Këmbëngulja jote është e frikshme.

Alesja: Në momentin që unë kam një person që unë dyshoj, do ta bërtas të vërtetën.

Arjan Konomi: Nuk e kuptoj çfarë qëllimi ke.

Alesja: Kush është qëllimi i këtyre ma thuaj ti.

Arjan Konomi: Po dyshoj kush janë prioritetet e tua, a është ajo lëndimi që të ka bërë Astriti që të ka bërë një kunjë shumë të madhe. mënyra se si e përdor, ke shumë të drejtë. Por nuk mund të ngresh akuza, për të manipuluar të tjerë.