E papritur, dy fermerë kërkojnë të largohen nga Ferma Vip 3

E papritur, dy fermerë kërkojnë të largohen nga Ferma Vip 3

April 6, 2026 0

Aktori Akil Varfi ka kërkuar të largohet nga “Ferma Vip 3”. Kjo kërkesë e aktorit erdhi menjëherë sapo moderatorja Arbana Osmani lexoi zarfin me emrin e fermerit të parë që shpëtoi nga televotii që ishte Indri Shiroka.

Akili, këtë televotim, e pa si një mesazh nga publiku, që nuk është sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Për të mos e zhytur veten më poshtë, dua të lë garën që tani. Ky ishte një mesazh. Po vendos të largohem. Nuk mendoj se kam kohë mjaftueshëm për të ndryshuar”, tha Akili.

Moderatorja Arbana Osmani, ka deklaruar se çdo kush është i lirë të veprojë si e ndjen, por ka kërkuar prej fermerëve mirëkuptim dhe respekt për produksionin dhe mijëra shqiptarë që i ndjekin.

“Të dalësh është kollaj. Nuk besoj që këtu janë zgjedhur njerëz që i lënë gjërat përgjysëm. Jeni të lirë të bëni çfarë të doni. Unë jam përfaqësuese e një produksioni ku punojnë me qindra veta që të gjithë të jeni të vlerësuar në mënyrë të barabartë. Jepi shansin të gjithë personave që punojnë, respektoni spektaklin dhe kur të mbarijë, nëse doni mund të largoheni. Kemi dhe ne përgjegjësi, sepse kanë votuar njerëzit. Nuk iket kështu. E kuptoj që jeni të izoluar, por ti japim kohë gjithësecilit”, tha Arbana Osmani.

Pas këtij televotimi, tre fermerët e mbetur, Akili Fairfax dhe Gresa do të duhet të kalonin përballë një sfide. Por kërkesa e Akilit, “nxiti” edhe Gresën, që të merrte edhe ajo të njëjtin vendim.

Pas kësaj, moderatorja Arbana Osmani kaloi në një hapësirë publicitare, duke ja u lënë në dorë dy fermerëve vendimin e tyre, për të vijuar garën apo për tu larguar përgjithmonë.

Debati Akil-Sara

Debati mes Akilit dhe Sarës, i cili ka degraduar edhe në ofendimenga ana e aktorit për blogeren, ka sjellë edhe reagimin e fermerëve.

Këngëtarja Jonida Maliqi është shprehur kundër ofendimeve që Akili i ka thënë Sarës, duke theksuar se të njëjtën gjë, ai mund ta bëj edhe në ditët në vijim me vajzat e tjera.

Duke qenë se Ferma Vip është një nga formatet që nuk promovon sherret dhe ofendimet, kjo ka qenë arsyeja pse këngëtarja Jonida Maliqi është bërë pjesë.

“Unë u peka nga fjala e Akilit. Sa herë është përballur me Sarën, i kam thënë mos eskalojë, sepse do i rëndojë atij më shumë. Është një natyrë euforike, nuk i kontrollon dot emocionet, por është edhe një natyrë sensibël, pendohet dhe pas prime të dytë kuptova që kishte reflektuar dhe do kishte thyer kapitull. Ajo që më vrau ishte gjuha, fjalori. Mua nuk më pëlqen. Vulgaritet deri në atë pikë. Nëse sot ja thotë Sarës, nesër ma thotë mua, Sonie e çdo vajze këtu. Nuk mendoj që është formati i degradimit dhe vulgaritetit. Kemi një standard deri sa kemi vendosur të jemi pjesë të fermës”, tha Jonida.

Në të njëjtën linjë ishte edhe aktori Elvis Pupa. Ai theksoi se debatet duhet të jenë konstruktive dhe të mësohet prej tyre dhe jo të kalohen në ofendime.

“Ky format përmban debat, që duhet të jenë konstruktive, për të mësuar diçka. Debati mbahet me argumenta. Në momentin që kalojmë në fyerje, ka mbaruar argumenti. Është bërë gjithë ky investim dhe të paktën të japim diçka, të argumentojmë, për të përmirësuar një mendim. Se kishim vëmë dy kamera tek lokali i lagjes dhe kishte mbaruar ky muhabet”, tha Visi.

revista.one/