Debati Luiz-Efi, opinionistët: Ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues
April 19, 2023Në Primen e së martës u diskutua sërish përplasja Efi-Luiz, që nuk ka gjetur ende një rrugë bashkëbisedimi.
Pas transmetimit të klipit, ku u shfaqën disa nga diskutimet e dyshes, opinionistët komentuan sërish.
Opinionisti Arbër Hajdari deklaroi se Efi ka mbrojtur një njeri që e quajti mashtrues.
“Unë mendoj që Luizi ka pasur indicie Kiarën për Efin. Sot nga Efi mësova që ajo vetë ka thënë që Luizi është kokrra e mashtruesit. Ajo ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për tu parë”, u shpreh ai.
Me fjalët e veta ajo sot pranoi që tjetër mendim ka pasur për Luizin dhe tjetër ka.
“E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten”, shtoi më tej opinionistja.
Pjesë nga debatet Luiz-Efi, të shfaqura mbrëmë:
Luiz: Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën. Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregulll Kiara dhe jo Efi. Mënyra se si po silllej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bëntë të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finaliste.
Kiara: I thashë Luizit që Efi nuk ka asgjë me ty,për sa i përket finalës do shkojë ajo që e meriton. Nuk dua ta hedh Efin poshtë për një lojë.
Efi: I kam thënë Luizit nëse kalon limitet do të heqë vizën. Nëse ky njeri arrin mua të më ulë, unë nuk e llogarisë se kush është, këtë kam thënë dhe në video. Por, për aq kohë sa e kam respektuar dhe prapë do e respektoj unë e mirëkupoj lojën tënde. Nëse nuk respekton miqësinë me mua, nuk tolerojë.
Luiz: Je personi i fundit që mund ta ofendojë.
Qetsori: Nuk e kuptoj si do faktorizojë Kiarën, kur me këtë që po bën po faktorizon Efin. E do Kiarën në finale?
Luizi: Të dua dhe ty në finale.
revista.one/