Debati për “Allahu-Ekber”, pas konfrontimeve të ashpra, sqarohen Gjesti dhe Laerti
April 9, 2025Gjesti dhe Laerti janë sqaruar pas konfrontimeve të ashpra me njëri-tjetrin, të cilat kanë ngjallur reagime në rrjet. Të vendosur ballë për ballë në Living, banorët kanë shtjelluar komentet rënda të bëra në adresë të njëri-tjetrit gjatë debateve në shtëpi.
Në fund, ata kanë lënë pas keqkuptimet dhe i kanë kërkuar ndjesë njëri-tjetrit. Ndër të tjera, Laerti është ndalur edhe tek deklarata, duke ritheksuar sërish se Gjestin nuk e sheh si modelin ideal për tu shpallur fitues të BBV.
Laerti: Unë jam i ndjeshëm… Gjesti kishte ardhur pas meje te shkallët te Sauna dhe i them hajde këtu. Ti po thua i thashë “Allahu-Ekber” pra “Zoti është i madh”, një shprehje që e përdorin besimtarët mysliman? Sa i përket qëndrimit tim unë në 2-3 intervista e kam thënë se sa respekt dhe miq të mirë kam mes besimtarëve mysliman. Madje e kam thënë se shumë persona i kanë ikur varësive për shkak të besimit, sikurse unë me fenë orthodokse. Ne vërtetë kemi Bajram dhe Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë. Në qoftë se jam keqkuptuar, unë dua të sqaroj se i kam thënë Gjestit që ti vërtetë ke thënë “Allahu-Ekber”, por një shprehje e tillë e thënë pas veprimit të të hedhurës së kryqit në tokë zakonisht është një veprim që kryhet nga njerëz që janë shtrembërim i asaj feje që fletë vetëm për harmoni dhe bashkim. Unë për tolerancën fetare kam folur shpesh… Edhe kur ishte përvjetori i babait tim të ndjerë, i kam kërkuar të bënim një lutje bashkë.
Po ashtu, kur Gerta prishi Fiter Bajramin, unë u ngrita nga tavolina së bashku me të për respektin e tij. Dhe i thashë që po ngrihem me ty. Pra, e kam sqaruar pozicionin tim. Nëse jam keqkuptuar, unë i kërkoj ndjesë Gjestit. Po të jetë keqkuptuar apo keqinterpretuar ndonjë fjalë e imja, ja ku është Gjesti, le ta vërtetojë që nuk e kam thënë për atë gjë.
Nëse jam keqkuptuar, i kërkoj ndjesë çdo besimtari që mund ta kem fyer 0.00001% të besimit që mund të ketë. Thjesht Gjestit i kam thënë që ti nuk je nga ata. Madje edhe Primen e kaluar kur më thanë që ti e mësove Gjestin të flasë, u thashë që nuk e kam mësuar unë. Unë thjesht i thashë që nuk je nga ata çuna. Sa i përket debatit me Gjestin, ai shpeshherë thotë që Laerti është në moshën e babait tim. Shpesh thotë “babë, babë…”. Dua të them që e çon provokimin aty ku s’mban më. Unë nevrikosem dhe shkoj dhe i përgjigjem. Kishte folur për odën e burrave dhe unë i thashë dil në shesh të burrave. Për mua nuk është gjë e mirë kur Gjesti thotë se “shkolla nuk ka puls” sepse përcjell edhe një mesazh aty jashtë.
Ledioni: Patjetër, por dua të të kujtojë që njerëz shumë të mëdhenj, të talentuar që ja kanë dalë në botë, njëkohësisht janë shkëputur nga shkolla për arsye nga më të ndryshmet. Ajo që po thotë Gjesti është se jo domosdoshmërisht shkolla të bën të suksesshëm. Ndonjëherë edhe dikush që nuk e ka përfunduar shkollën ja ka dalë në jetë dhe me të drejtë.
Laerti: Patjetër, por ku më provokon duke më thënë fjalë të tilla si “ministër apo kryeministër i Greqisë”, unë shkoj dhe i them; Gjesti, e di sa ministra dhe kryeministra me origjinë shqiptare, pra arvanitas, ka pasur Greqia? Nuk e di më thotë sepse nuk di gjuhën. Atëhere shko në shkollë i them që ta mësosh. Çfarë t’i bëj tani?! Vetë Gjesti ka artikuluar duke thënë; Unë kam mësuar nga Laerti. Dua që ai të shkojë në finale për këto arsye, një prej të cilave ishin njohuritë.
Ledioni: Laert, ty nuk do të pëlqente që Gjesti të shkonte në finale apo të fitonte këtë spektakël?
Laerti: Pyetja ka qenë; kush mendoni të shkojë në finale, jo kush dëshironi të shkojë në finale. Unë mendoj që ai do të shkojë në finale, por nuk do të më pëlqente ta fitonte këtë Big Brother VIP sepse është modeli që ky format do të prezantojë për vitin 2025. Nuk do të më pëlqente që modeli të jetë Gjesti, një djalë që është prezantuar si kantautor, por që nuk shkroi asnjë varg. Dikush që thotë faleminderit për respektin, edhe në talk shoë tha fol ti sepse unë nuk di. Nuk mundet që shembulli i një njeriu që nuk di të prezantohet si fituesi i BBV. Këtë gjë e kam thënë dhe i qëndrojë bindjes time.
Gjesti: Fillimisht, të ndalemi te alkooli. Unë e konsumoj, por jo shumë. Nuk do të doja që Laerti të më thoshte se nuk je shembull i mirë për rininë sepse përsakohë e konsumon, edhe ai nuk është shembull i mirë. Më mirë të thotë që as ti as unë nuk jemi shembull dhe jemi në rregull.
Për hedhjen e varses së kryqit, unë kurrë në jetë nuk e kam atë lloj urrejtje. Do të doja ta sqaroja sepse këto janë tema shumë të rënda. Unë jam rritur mes hoxhallarëve, kam fenë time, Laerti të vetën, ne kemi një Zot. Nuk kam urrejtje. Sidoqoftë, nuk do të doja t’i hyja shumë thellë dhe mundem të keqkuptohem. Unë frikësohem se mos bëj gjynahe të mëdha si p.sh; t’i kthej shpinën familjes apo t’i mbyll derën fukarait, por alkooli jo. Nuk është ndonjë sen’.
Sa i përket kërcënimit që i kam bërë Laertit, ajo nuk ka qenë e vërtetë. Ajo pjesa te “Lori Caffe”, unë kam dashur ta nguc dhe ai e di sepse ka qeshur…
Laerti: Po. Gjesti luan me taktikën e “zarfit të zi”. Po rash në gropën tënde… Sikurse Arbri ka thënë dikur, Gjesti hap gropa. Nëse unë bie brenda, është faji im.
Gjesti: Kurrë në botë nuk mund të kërcënoj Laertin, por ngaqë s’po rrinte dhe thashë t’i bllokoja urën të mos kalonte në krahun tjetër.
Ledioni: Cili është mendimi yt për Laertin?
Gjesti: Unë e vlerësoj për dijet. Ka informacione, është i zgjuar dhe i lexueshëm. E kam respektuar gjithnjë për këtë sen’, edhe moshën ja respektoj. Kam qejf ta nguc sepse më duket si babi im. Por nuk më pëlqejnë kur më thotë disa gjëra. Nuk më pëlqen kur më thotë ‘mos ma kthe prapanicën’, ose kur si një njeri i ditur më thotë “t’i je i pashkollë, shko dhe mëso”.
Laerti: Nuk do ta them më, të kërkoj ndjesë.
Gjesti: Edhe unë ty të kërkojë ndjesë.
revista.one/