Debati për lojën me shkop/ Fifi përplaset me Arjolën, Einxhelin dhe Semin: Më bëtë ndihem keq

Debati për lojën me shkop/ Fifi përplaset me Arjolën, Einxhelin dhe Semin: Më bëtë ndihem keq

February 22, 2022 0

Debati për “shkopin” është rikhtyer sërish në Post Big Brother VIP. Ishte Semi që u ndje shumë keq dhe përjetoi gjendje ankthi nga loja e Monikës, Palomës dhe Fifi pasi kjo e fundit lëvizte nëpër shtëpi me shkop në dorë.

Arjola rrëfeu se gjendjen e rënduar emocionale të Fifit nuk e ka përjetuar mirë.

Monika: Unë nuk të përmend sa herë të kam ndenjur afër

Arjola: Nuk është faji jot që unë e kam ndjerë gjendjen tënde

Einxheli: Situata që ka pasur Arjola me Fifin, ka qenë gjëja e parë që i kam thënë kur kam hyrë. Ajo po merrej shumë me Granitin dhe Fifin, dhe jo me veten. Nuk mendoi të ndiqte këshillën time, dhe më pas patëm një krisje të marrëdhënies, se mendonte se unë ia thashë për strategji.

Monika ka zbuluar detaje që nuk i dinim për Fifin dhe bisedës që është bërë tek dhoma e rrëfimit për gjendjen shëndetësore të këngëtares.

Semi: Dhe tani që e shoh nuk është se më jep ndonjë ndjesi. Ai nuk ka qenë moment i mirë. Nuk mendoj ndryshe, mendoj se ka qenë gabim e gjithë loja dhe mbaj mend që Monika më ka thënë që kisha fjetur gjumë se po të kisha qenë zgjuar, nuk do e kisha lejuar. Realisht, këtë situatën e përjetoj keq dhe nuk do të doja të shpërtheja në këtë moment.

Monika: Fifi ishte në një gjendje emocionale kur kishin mjekët dhe të nesërmen nga vëllai i madh jam thirrur dhe më kanë thënë, kujdes Fifin. Në orët e para të mëngjesit, Fifi tha dua të dal. Dalim bashkë i thashë dhe me ne ishte edhe Paloma. Tha dua të bëj diçka të ndryshoj gjendjen time dhe mes nesh të trejave po fillonte një lojë. Atë lojë, fillimisht kam dashur ta bëj me Palomën dhe i thashë nuk do futesh ti sepse banorët po të sulmojnë, ndaj po futem unë. E gjitha u bë që gjendja emocionale e Fifit të shkonte mirë. Kemi shkuar tek Vëllai i Madh dhe na tha merrni një shkop për të bërë lojën. Ndaj shkopi do të përdorej si sinjal. E bëmë te Arjola dhe ajo e kuptoi ndaj e percipituam lojën. Kur Arjola thotë boll me këtë, Paloma thotë duhet të flemë, Fifi duhet të shkonte të linte shkopin, ngrihen çunat dhe e kapin me shkop në dorë.

Semi: Ideja është që e gjithë situata u zgjat më shumë se sa duhej.

Monika: Në momentin kur ti ke qenë aty, Fifi ka qenë e ulur tek Arjola. Unë kam dëgjuar të bërtiturat për të ardhur. Fifi ishte pa shkop dhe ti ke agravuar situatën.

Semi: Unë kam agravuar situatën? Diskutimi ishte çfarë lloj loje është kjo. Të gjithëve i dukej gjëja më normale në shtëpi.

Përplasja me Arditin për Granitin

Teksa Arditi po fliste për marrëdhënien e tyre, u shpreh se u ndjenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje ndërsa Fifi nuk hezitoi të ironizonte duke i thënë se është opinionist e duhet të flasë.

Fifi: Unë nuk i rishikoj fare, nuk merrem me atë që ka ndodhur brenda. Mbase në fillim kur kam dalë kam thënë që po të mos isha marrë fare, do kisha qenë shumë më chill. Thjesht jam shumë e lumtur që jam pjesë e Big Brother VIP. Pasi kam dalë, puna e videos që nuk e kanë besuar që jam alivanos, më ka kërkuar falje dhe unë i besoj. Me Granitin kemi mbetur shumë shokë dhe jam e lumtur që e kam shok.

Pyetje: Sa ka ndikuar marrëdhënia e Fifit dhe Granitit?

Arditi: Në shumë situata ka qenë definitive, po ashtu në ndarjen e grupeve. Jemi ndjerë të detyruar. Unë kisha Fifin më afër dhe zgjodha Fifin.

Fifi: Nuk je i detyruar, ti zgjedh të rrish ose jo.

Arditi: Është zgjedhje e njerëzve të fortë që zgjedhin dikë dhe jo dikë tjetër.

Fifi: Kemi harruar që je opinionisti duhet të flasësh.

Arditi: Më mirë e bëj kështu se me arrogancë.